Pianisti Gordan Spasovski ka dalë fitues në Konkursin Ndërkombëtar për kompozim big band, të organizuar nga orkestri i xhazit “Milennium” në Holandë. Ky orkestër, i cili ekziston prej 40 vitesh, përbëhet nga muzikantë holandezë dhe gjermanë.
Finalja u zhvillua në qytetin Zwolle, ku “Milennium” interpretoi tre kompozimet e nominuara para autorëve, publikut dhe jurisë ndërkombëtare. Fituesi u shpërblye me çmim prej 3000 euro.
Dy finalistët e tjerë ishin Bernard van Rossum dhe Chris Miller nga Holanda. Në konkurs morën pjesë kompozime nga autorë të Japonisë, SHBA-së, Italisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Serbisë, Gjermanisë, Finlandës, Zvicrës, Holandës dhe Maqedonisë.
Gordan Spasovski (35) është pianist, kompozitor dhe aranxhues. Ai është anëtar i Orkestrit Kombëtar të Xhazit. Në vitin 2021 ishte finalist në Konkursin Ndërkombëtar për kompozim big band në Helsinki, ndërsa vitin e kaluar u shpall muzikanti më i mirë i xhazit në Maqedoni.