Sekretarja shtetërore Marija Stançevska – Gjorgova ka mbajtur takim pune me Bordin e Drejtorëve të Shoqatës “Jadro”

Sekretarja shtetërore Marija Stançevska – Gjorgova ka mbajtur takim pune me Bordin e Drejtorëve të Shoqatës “Jadro”

Në atmosferë konstruktive, dje u zhvillua takim midis Sekretares së shtetit Marija Stançevska-Gjorgova, përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Shoqatës “Jadro”.

Në takim u shpreh gatishmëria për të nxitur dialogun midis Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe punonjësve të kulturës që veprojnë jashtë institucioneve.

Sekretarja e shtetit Gjorgova theksoi se në organizatat e shoqërisë civile, Ministria e Kulturës dhe Turizmit sheh partner aktiv që mund të kontribuojë në shumë procese që do të përmirësojnë situatën në kulturë në vendin tonë.

Përfaqësuesit e Shoqatës nënvizuan rëndësinë e mbështetjes së skenës kulturore të pavarur si pjesë kyçe e sistemit bashkëkohor socio-kulturor maqedonas. Në këtë kuptim, mbështetja e vazhdueshme nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit u mirëprit dhe u shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e kushteve për pjesëmarrje dhe financim të skenës së pavarur në kuadër të konkurseve vjetore për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë.

Accessibility Menu