Në Qendrën Kulturore-Informative të Maqedonisë në Sofje, sot në orën 18:30 do të hapet ekspozita artistike „Dialogu i formave“, e cila bashkon vepra të krijuara me rastin e shënimit të festës së 'Shën Trifunit' në Kavadar në vitet 2024, 2025 dhe 2026.
Ekspozita paraqet përvoja, teknika, materiale dhe qasje të ndryshme artistike, të cilat përmes dialogut të ndërsjellë krijojnë hapësirë për mënyra të reja të shikimit dhe interpretimit të veprave artistike.
Tradita e festës së 'Shën Trifunit' në ekspozitë nuk është paraqitur në mënyrë të drejtpërdrejtë, por shërben si kontekst kulturor dhe si mundësi për takimin e shprehjeve të ndryshme individuale artistike.
Ngjarja realizohet në bashkëpunim mes Muzeut-Galerisë – Kavadar dhe Qendrës Kulturore-Informative të Maqedonisë në Sofje, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 6 tetor 2026.