Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sot fillon edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove për Fëmijë “Igor Maxhirov” 2026

Sot fillon edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove për Fëmijë “Igor Maxhirov” 2026

Nën moton “Të gjithë jemi të njëjtë. Edhe unë, edhe ti”, nga 13 deri më 17 tetor, Shkupi do të jetë nikoqir i pesë ditëve të festivalit të mbushura me magji teatrore, kreativitet dhe rrëfime artistike.

Hapja solemne e festivalit do të shënohet me shfaqjen “Kush është Loret”, në interpretim të I.N. Teatri për Fëmijë dhe të Rinj – një shfaqje që, në mënyrë të ndjeshme, të sinqertë dhe të fuqishme, flet për pranimin, barazinë dhe të drejtën e secilit për të qenë vetvetja.

Në skenat e Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj, Teatrit Popullor Maqedonas dhe Teatrit të Dramës – Shkup, publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqje të përzgjedhura me kujdes nga rajoni dhe Evropa, të krijuara nga profesionistë të fushës së teatrit të kukullave, teatrit për fëmijë dhe teatrit për të rinj.

Përmes gjuhëve të ndryshme skenike, shprehjeve bashkëkohore teatrore dhe rrëfimeve që lidhin brezat, festivali kremton diversitetin, miqësinë dhe humanizmin, duke na kujtuar se pikërisht në dallimet tona qëndron mundësia për ta kuptuar dhe për t’u afruar me njëri-tjetrin.

Accessibility Menu