Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

David Hrikuli dhe Sami Rashid në koncert në Filarmoninë e Maqedonisë

David Hrikuli dhe Sami Rashid në koncert në Filarmoninë e Maqedonisë
Filarmonia e Maqedonisë sot, me fillim në orën 20:00, do të mbajë koncertin “Jehona”, në të cilin si solist do të paraqitet pianisti gjeorgjian David Hrikuli, nën dirigjimin e mjeshtrit francez Sami Rashid. Në program janë Koncerti për piano dhe orkestër nr. 2 i Sergei Rahmaninovit dhe Simfonia nr. 4 në Mi bemol maxhor e Anton Brucknerit.
 
 
Hrikuli është një nga pianistët e rinj më të spikatur në skenën ndërkombëtare dhe finalist i konkursit prestigjioz ndërkombëtar të pianos “Shopen” në vitin 2025. Ndërkaq, Rashid është dirigjent asistent i Orkestrës Simfonike të Bostonit dhe një dirigjent me karrierë gjithnjë e më të spikatur ndërkombëtare.

Accessibility Menu