Në sallën e mbushur plot të Qendrës Kulturore-Informative Maqedonase në Zagreb, Filip Shurbevski – Kuarteti Ezgija mbajti një koncert kushtuar muzikës tradicionale maqedonase me çallgi.
Përmes më shumë se 18 interpretimeve muzikore, Filip Shurbevski, Kostadin Andonovski, Majkll Karadakovski dhe Mitko Naumovski prezantuan traditën e pasur muzikore maqedonase, të shoqëruar me emocione të fuqishme dhe duartrokitje të gjata nga publiku.
Ngjarja tërhoqi një numër të madh vizitorësh, përfaqësues të institucioneve dhe të trupit diplomatik, si dhe maqedonas që jetojnë dhe punojnë në Zagreb.
Koncerti është pjesë e programit vjetor të Qendrës Kulturore-Informative Maqedonase në Zagreb dhe u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore maqedonase dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë.