Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

“Jashtëtokësorët” sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë

“Jashtëtokësorët” sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë

Shfaqja “Jashtëtokësorët”, me regji të Vasil Mihailit, do të jepet sonte në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë (TKM). Me tekst të Igor Kuzmanovskit, shfaqja është bashkëprodhim i produksionit “Mana” dhe TKM-së. Në të interpretojnë Nino Levi, Dimitrina Mickoska, Marija Novak, Naum Georgievski dhe Dimitar Paskoski.

Përmes komedisë, satirës dhe groteskut, “Jashtëtokësorët” ngre pyetje për humbjen e njerëzillëkut, dashurisë, solidaritetit dhe dhembshurisë, si dhe për dobësitë e shoqërisë bashkëkohore. Për aktorin Nino Levi, shfaqja ka domethënie të veçantë, pasi me të shënon 40 vjet veprimtari profesionale.

Shfaqja është pjesë e bashkëpunimit me TKM-në dhe planifikohet të vazhdojë të jepet në skenën e teatrit kombëtar, si dhe të shfaqet në qytete të ndryshme të vendit dhe në festivale teatrore.

Accessibility Menu