Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Afet Jashari në emisionin „Mozaiku Kulturor” të Radio Shkupit

Afet Jashari në emisionin „Mozaiku Kulturor” të Radio Shkupit
Afet Jashari, anëtar i Kabinetit të Ministrit dhe këshilltar shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, ishte i ftuar në emisionin „Mozaiku Kulturor” të Radio Shkupit, ku foli për Konkursin Vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2027, si dhe për çështje të tjera që lidhen me zhvillimin e jetës kulturore në vend.
 
Gjatë bisedës, Jashari foli për rëndësinë e konkursit vjetor, mundësitë e mbështetjes së projekteve kulturore dhe artistike, si dhe për rolin e institucioneve dhe krijuesve në pasurimin e ofertës kulturore.
 
Në emision u prezantuan edhe proceset dhe prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, me theks të veçantë në mbështetjen e nismave kulturore, promovimin e krijimtarisë artistike dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Accessibility Menu