Teatri i Manastirit me “Fara e zezë” mysafir në TKM në Shkup

Teatri i Manastirit me “Fara e zezë” mysafir në TKM në Shkup

Teatri Kombëtar i Manastirit me shfaqjen “Farë e zezë” do të jetë mysafir në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë më 20 shkurt, në orën 20:00. Bëhet fjalë për një adaptim skenik të romanit antologjik me të njëjtin titull të Tashko Georgievskit, në regji të Andrej Cvetanovskit.

 

“Fara e zezë” është rrëfim skenik i fuqishëm dhe emocional, që hap një nga kapitujt më të dhimbshëm të kujtesës kolektive maqedonase — fatin dhe kalvarin e maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Dramatizimi është i Jelena Cvetanovskës, skenografia e Sergej Svetozarevit, kostumografia e Bllagoj Micevskit, lëvizjet skenike i ka nënshkruar Damjan Cvetanovski, ndërsa muzika është e Dimitar Andonovskit.

 

Në shfaqje marrin pjesë: Martin Mirçevski, Ognen Drangovski, Vasko Mavrovski, Nikolla Stefanov, Petar Spirovski, Nikolla Projçevski, Hari Mihajllovski, Aleksandar Stefanovski, Petar Gorko, Borçe Gjakovski, Zhivko Borisovski, Marija Cvetanovska, Aleksandar Dimitrovski, Aleksandar Kopanja, David Balltovski, Filip Stefanovski, Viktor Krstevski dhe Aleksandar Gjorgjovski.

Accessibility Menu