“Begallka” mysafire në “BIT FEST” 2026

“Begallka” mysafire në “BIT FEST” 2026

Sonte, me fillim në ora 20:00, në kuadër të “BIT FEST” 2026, në Qendrën e Kulturës në Manastir do të shfaqet drama “Begallka” e Vasil Iljoskit, me regji të Damjan Dimovskit, në produksion të NUQK “Anton Panov” – Strumicë.

 

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Blagoj Micevski, muzika është kompozuar nga Aleksandar Dimovski, ndërsa dizajni i posterit dhe materialeve promovuese është punuar nga Vane Kosturanov.

 

Në shfaqje interpretojnë: Stojan Velkov – Tërn, Tankica Stojanova, Ankica Beninova, Jasmina Vuçkova, Vaska Angelova, Mihail Velkov dhe Igor Todorov.

 

Me këtë mysafirizim, INQK “Anton Panov” – Strumicë vazhdon ta përfaqësojë me dinjitet artin teatror maqedonas në skenat festivalore brenda vendit.

Accessibility Menu