Në kuadër të edicionit të 66-të të festivalit “Vera e Ohrit”, sonte në orën 21:00, në kishën “Shën Sofia”, do të performojë Orkestra e Odës së Operës dhe Baletit Nacional, nën dirigjimin e maestros Bisera Çadllovska.
Orkestra e Odës së Operës dhe Baletit Nacional, e themeluar në vitin 2010, përbëhet nga muzikantë dhe solistë të shquar të këtij institucioni. Ajo ka realizuar numër të madh koncertesh brenda dhe jashtë vendit, ndërsa repertori i saj përfshin vepra të kompozitorëve maqedonas dhe botërorë.
Maestro Bisera Çadllovska është një nga dirigjentet më të njohura maqedonase, me karrierë të pasur në vend dhe në arenën ndërkombëtare. Ajo është bashkëpunëtore e rregullt e Filarmonisë së Maqedonisë dhe pjesëmarrëse e shumëfishtë në festivalin “Vera e Ohrit”.