Kumanova nga 31 gushti deri më 5 shtator do të jetë qendër e jetës teatrale dhe kulturore në rajon, falë edicionit të tretë të Festivalit Ballkanik të Teatrit „KU-FEST“.
Gjatë gjashtë ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë gjashtë shfaqje teatrale nga katër vende: Maqedonia, Kosova, Bullgaria dhe Serbia. Përveç shfaqjeve, programi është pasuruar edhe me dy mbrëmje muzikore. Është paraparë edhe një ligjëratë-punëtori edukative për fëmijë me temën „Magjia e teatrit“.
Në mbrëmjen e fundit do të ndahen gjithsej shtatë çmime të festivalit, përfshirë edhe çmimin special për aktorin më të mirë. Për fituesit do të vendosë një juri profesionale prej tre anëtarësh: Leonora Kaliqi, Zejadin Murtezi dhe Robert Ristov.