“Me mbi 2 milionë denarë, të siguruara përmes linjës kreditore hungareze, javën e ardhshme fillojnë ndërhyrjet konservuese-restauruese në pikturën murale në kishën “Shën Konstantin dhe Elena” në fshatin Mokrinë, Komuna Novo Sellë”, njoftoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, gjatë vizitës së sotme në objektin sakral, së bashku me drejtorin e Entit dhe Muzeut – Strumicë, Branko Gjorgiev, dhe kryetarin e Komunës Novo Sellë, Gjorgji Bozhinov.
Llutkov theksoi se me këtë projekt bëhet një hap konkret në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke nënvizuar se “sot, në vend të premtimeve boshe, ekzistojnë projekte konkrete, një plan i qartë dhe mjete të siguruara”.
Kisha “Shën Konstantin dhe Elena”, e ndërtuar në vitin 1870, paraqet një nga shenjat më të rëndësishme kulturore dhe shpirtërore në rajonin e Strumicës.
Bartës i aktiviteteve është Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu – Strumicë, në bashkëpunim me ekspertë nga Qendra Kombëtare e Konservimit nga Shkupi.
Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Komunës Novo Sellë. Ministria edhe në të ardhmen do të vazhdojë me investime të vazhdueshme në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë të çmuar kulturore për brezat e ardhshëm.