Llutkov: Stobi po e pozicionojmë si destinacion kyç turistik në E-75

Llutkov: Stobi po e pozicionojmë si destinacion kyç turistik në E-75

“Me investime konkrete dhe një strategji të qartë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit po e forcon intensivisht zhvillimin e lokalitetit arkeologjik Stobi, duke ndarë mbi 10 milionë denarë për kërkime arkeologjike, konservim dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike”, deklaroi ministri Zoran Lltkov gjatë vizitës së sotme në lokalitetin arkeologjik “Stobi”.

 

Ai shtoi se në fokus është adaptimi i Stacionit të Vjetër Hekurudhor në një Qendër moderne për Vizitorë, e cila pritet të hapet në shtator dhe të përmirësojë ndjeshëm përvojën turistike.

 

“Stobi nuk është vetëm një lokalitet arkeologjik – ai është mundësia jonë për ta pozicionuar trashëgiminë kulturore si shtytës të turizmit. Me vendndodhjen e tij strategjike në autostradën E-75, kemi një mundësi unike që mijëra udhëtarë transit t’i kthejmë në vizitorë. Qëllimi ynë është i qartë – Stobi të bëhet një ndalesë e domosdoshme turistike në Ballkan”, deklaroi ministri Llutkov.

 

Sipas Llutkovit, peshë shtesë zhvillimit i jep edhe mbështetja e fortë ndërkombëtare. Organizata dhe fondacione të njohura nga SHBA, Italia dhe Bullgaria tashmë po investojnë në lokalitet, duke konfirmuar se Stobi është trashëgimi kulturore me rëndësi botërore. Në këtë kontekst, I.N Stobi, së bashku me partnerët shumëvjeçarë – fondacionin “Balkan Heritage”, realizoi një donacion nga J.M. Kaplan në vlerë prej 400.000 dollarësh amerikanë. Vitin e kaluar, punimet konservuese në pallat vazhduan me një grant prej 100.000 dollarësh nga Instituti Amerikan për Kulturë Romake.

 

Sipas ministrit, bashkëpunimi i përbashkët mes shtetit, institucioneve dhe partnerëve të huaj hap një kapitull të ri për Stobin, si një lokalitet i rregulluar në mënyrë bashkëkohore, i qasshëm dhe tërheqës, që do ta prezantojë pasurinë kulturore maqedonase para botës.

Accessibility Menu