Ministria e Kulturës dhe Turizmit në edicionin jubilar të 60-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në edicionin jubilar të 60-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Republika e Maqedonisë merr pjesë në edicionin jubilar, të 60-të, të Panairit më të madh Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin, që mbahet nga sot deri më 5 mars 2026 në Berlin, Gjermani.

 

Që nga viti 1966, ITB Berlin është platforma udhëheqëse globale për turizmin, ku takohen përfaqësues të sektorit turistik, operatorë turistikë, linja ajrore, hotele dhe media. Sivjet, vendi partner është Angola.

 

Delegacioni maqedonas në panairin e Berlinit, i kryesuar nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, i shoqëruar nga koordinatori kombëtar për turizmin, Akan Mahmut, do të realizojë disa takime bilaterale me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit turistik, rritjen e qarkullimit turistik dhe paraqitje të përbashkët në tregjet e treta.

 

Në stendën kombëtare prej 93 m², këtë vit vendi paraqitet me një numër rekord pjesëmarrësish nga sektori turistik, duke përfshirë operatorë turistikë për turizmin hyrës, hotelierë dhe TAV Aeroportet e Maqedonisë.

 

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2025 vendin e vizituan 91.290 turistë gjermanë, që paraqet një rritje prej 141% krahasuar me vitin 2024. Në të njëjtën periudhë u realizuan 143.138 net qëndrimi, një rritje prej 93% krahasuar me vitin e kaluar. Turistët gjermanë më së shpeshti kombinojnë turizmin kulturor, natyrën, gastronominë dhe përjetimet autentike lokale, duke vlerësuar veçanërisht Ohrin dhe rajonin përreth, si dhe qëndrimet e shkurtra në Shkup me vizitë në kanionin Matka. Ata tregojnë interes të madh edhe për turet e verës, degustime të ushqimit lokal, përjetime rurale dhe turizmin aktiv, gjë që përbën një bazë të fortë për pozicionimin e mëtejshëm të vendit si destinacion evropian atraktiv dhe autentik.

 

Pjesëmarrja në panairin e Berlinit është edhe një konfirmim se si shtet vazhdojmë me promovimin aktiv të potencialeve turistike të vendit tonë, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm, diversifikimin e ofertës dhe pozicionimin strategjik në tregjet kyçe.

Accessibility Menu