Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në margjinat e panairit botëror të turizmit “ITB Berlin”

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në margjinat e panairit botëror të turizmit “ITB Berlin”

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në margjinat e panairit botëror të turizmit “ITB Berlin”, zhvilloi një takim me Blendi Gonxhen, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë. Takimi iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit dhe kulturës, me theks të veçantë në zhvillimin ndërkufitar dhe promovimin e përbashkët rajonal.

 

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet rajoneve kufitare, si dhe mundësitë për aplikime të përbashkëta në fondet evropiane IPA dhe Interreg. Ministrat diskutuan edhe për zhvillimin e produkteve të përbashkëta turistike në Rajonin e Ohrit dhe Prespës, si destinacion autentik me vlera të përbashkëta kulturore dhe natyrore.

 

Vëmendje e veçantë iu kushtua krijimit të itinerareve të përbashkëta turistike dhe tureve kulturore-historike që lidhin manastiret, traditat dhe gastronominë nga të dyja anët e kufirit. U shqyrtuan edhe mundësitë për zhvillimin e ofertave ekologjike dhe aventuriere, duke përfshirë alpinizmin, turet liqenore dhe shtigjet e biçikletave.

 

Ministrat theksuan rëndësinë e paraqitjes së koordinuar në tregjet e treta përmes ngjarjeve B2B dhe prezantimeve para operatorëve turistikë, me qëllim që rajoni të promovohet si një tërësi e vetme turistike. U nënvizua edhe roli i Qendrës Kulturore-Informative të Maqedonisë në Tiranë si platformë për promovimin e kulturës dhe artit maqedonas.

 

Takimi konfirmon përkushtimin e të dyja vendeve për ndërtimin e një partneriteti të fortë rajonal dhe një vizioni të përbashkët për zhvillim turistik të qëndrueshëm dhe konkurrues në Ballkan.

Accessibility Menu