Hapet solemnisht shtëpia e riparuar e kulturës "11 Tetori" në Çento

 Hapet solemnisht shtëpia e riparuar e kulturës "11 Tetori" në Çento

"Sot është një ditë e veçantë për banorët e Çentos, si dhe për shumë aktorë që punojnë dhe jetojnë për kulturën. Ndihem veçanërisht i kënaqur që sot marrim pjesë në hapjen solemne të shtëpisë së kulturës '11 Tetori', e rikonstruktuar dhe e rregulluar në mënyrë moderne në lagjen Çento, një objekt i rëndësishëm kulturor në kuadër të komunës Gazi Babë. Ngjarja e sotme përfaqëson më shumë se hapjen e një objekti, ajo është simbol i një fillimi të ri, i energjisë së rinovuar dhe i kujdesit të forcuar për jetën kulturore", theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në hapjen solemne të sotme, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski.

 

Ministri Llutkov shtoi se me një investim prej mbi 87 milionë denarësh, të siguruar përmes mjeteve nga dotacionet kapitale për kulturën, shtëpia e kulturës "11 Tetori" është rikonstruktuar dhe transformuar plotësisht në një objekt modern, funksional dhe energjetikisht efikas, i përshtatur për mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme kulturore.

 

Ai theksoi se realizimi i projektit është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm dhe të koordinuar mes pushtetit qendror dhe atij lokal, që përfaqëson një shembull të partneritetit efikas në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të kulturës.

 

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, tha Llutkov, vazhdimisht investon në projekte në nivel lokal, me qëllim zhvillimin e barabartë kulturor në gjithë shtetin.

 

Pritet që shtëpia e kulturës "11 Tetori" në Çento të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të ngjarjeve kulturore, e cila do të bashkojë brezat dhe do të kontribuojë në pasurimin e jetës kulturore në komunë dhe më gjerë.

Accessibility Menu