Mbështetje e fortë për Ohrin, Prespën dhe Dojranin: Ministri Llutkov me euroambasadorin Rokas

Mbështetje e fortë për Ohrin, Prespën dhe Dojranin: Ministri Llutkov me euroambasadorin Rokas

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, zhvilloi një takim jashtëzakonisht produktiv dhe inkurajues me euroambasadorin Mihalis Rokas, ku u shqyrtuan mundësi konkrete për mbështetje të aktiviteteve të ardhshme në fushën e kulturës dhe turizmit.

 

Në qendër të bisedimeve ishin Ohri, Prespa dhe Dojrani, si pasuri të paçmuara natyrore dhe kulturore me potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm dhe për pozicionim më të fortë si destinacione turistike tërheqëse në nivel rajonal dhe evropian.

 

Theksi i veçantë u vu mbi projektet e përbashkëta për zhvillimin e turizmit kulturor, përmes hartëzimit strategjik të resurseve lokale, promovimit të tyre të duhur dhe krijimit të ofertave autentike turistike. Njëkohësisht, u theksua rëndësia e investimeve infrastrukturore, ndër të cilat edhe rikonstruksioni i aeroportit “Shën Apostol Pali” në Ohër, që do të kontribuojë në lidhje më të mirë dhe rritje të numrit të vizitorëve.

Accessibility Menu