Llutkov: “Agromak 2026” forcon lidhjen mes turizmit dhe agrobiznesit

Llutkov: “Agromak 2026” forcon lidhjen mes turizmit dhe agrobiznesit

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot mbajti fjalim në hapjen e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare Shkencore për Agrobiznes “Agromak 2026”, ku theksoi rëndësinë e lidhjes së shkencës, institucioneve dhe komunitetit të biznesit në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe zonave rurale.

 

Në fjalimin e tij, ministri nënvizoi se Ministria po punon në mënyrë aktive për përmirësimin dhe diversifikimin e ofertës turistike, me fokus të veçantë në turizmin rural, agroturizmin dhe praktikat e qëndrueshme. Ai gjithashtu theksoi përgatitjen e Strategjisë së re Kombëtare për Turizmin, e cila do të mundësojë planifikim afatgjatë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit si destinacion turistik.

 

– Konferenca “Agromak 2026” e konfirmon rolin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit si mbështetës aktiv i sektorëve që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, trashëgimisë kulturore dhe komuniteteve rurale – theksoi ministri.

 

Ai shtoi se pikërisht përmes ngjarjeve të tilla krijohen kushte për inovacione, shkëmbim njohurish dhe ndërtim partneritetesh që kanë ndikim real në zhvillimin në terren.

 

Ministri u ndal edhe te rëndësia e turizmit rural si motor i zhvillimit socio-ekonomik, duke theksuar se ai ndihmon në ruajtjen e traditës, trashëgimisë kulturore dhe mënyrës autentike të jetesës. Në këtë kuadër, turizmi gastronomik dhe produktet lokale, sipas tij, po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në forcimin e ekonomisë lokale.

 

Në fjalimin e tij, Llutkov theksoi edhe rolin e të rinjve, arsimit dhe inovacioneve në zhvillimin e sektorit agro, si dhe nevojën për t’u përballur me sfidat klimatike përmes modeleve të qëndrueshme dhe rezistente për zhvillim.

 

Në fund, ministri uroi një konferencë të suksesshme, shkëmbim të frytshëm idesh, partneritete të reja dhe iniciativa konkrete që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të agrobiznesit dhe turizmit.

 

 

Accessibility Menu