Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi sot takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë Palminteri

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi sot takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë Palminteri

Në takim, i cili u zhvillua në atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe konstruktive, u konfirmua bashkëpunimi tradicionalisht i mirë ndërmjet dy shteteve, i cili vazhdon të avancohet përmes takimeve të shumta institucionale, projekteve të përbashkëta dhe nismave në fushën e kulturës, arsimit dhe turizmit.

 

Ministri Sulejmani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj ambasadorit Palminteri për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore që Republika e Italisë i jep vendit tonë në procesin e integrimit evropian.

 

Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë projektit të ardhshëm "Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028", si dhe programeve tradicionale kulturore që realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndër të cilat manifestimi për nder të Shën Kirilit në Romë, pjesëmarrja në Bienalen e Venecias për art vizual dhe arkitekturë, si dhe ngjarje të tjera të rëndësishme kulturore.

 

Ambasadori Palminteri e informoi ministrin Sulejmani për projektet dhe aktivitetet kulturore që gjatë këtij viti realizohen me organizimin dhe mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Italisë, të cilat zhvillohen në disa qytete të vendit.

 

Duke pasur parasysh se Programi i fundit për bashkëpunim në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës ndërmjet dy shteteve ishte në fuqi deri në vitin 2025, bashkëbiseduesit u dakorduan që në periudhën në vijim të nisin aktivitetet për përgatitjen e një dokumenti të ri bilateral, i cili do të përbëjë një shtysë të rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit kulturor dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve.

Accessibility Menu