Ministri i Kulturës dhe Turizmit zhvilloi takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit zhvilloi takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, sot zhvilloi takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Martin Pammer.

 

Në takim u bisedua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në kulturë, turizëm dhe mundësitë për realizimin e projekteve dhe nismave të përbashkëta me interes të ndërsjellë.

 

Ministri theksoi rëndësinë e partneritetit me Republikën e Austrisë, duke nënvizuar se zhvillimi i bashkëpunimit kulturor dhe promovimi i potencialeve turistike paraqesin segmente të rëndësishme në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike.

 

Njëkohësisht, u shpreh gatishmëria e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes dialogut të vazhdueshëm, shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të nismave që do të kontribuojnë në mirëkuptimin dhe lidhjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Accessibility Menu