Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, sot zhvilloi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, avancimin e kornizës ligjore në përputhje me standardet evropiane, si dhe për mundësitë e mbështetjes së projekteve kulturore përmes programeve evropiane.
Bashkëbiseduesit theksuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me UNESCO-n në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe e trashëgimisë së përbashkët evropiane.
Në takim u konfirmua se Bashkimi Evropian mbetet partner i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e kulturës dhe turizmit, si dhe në procesin e integrimit evropian të shtetit.