Takim i ministrit Sedat Sulejmani me ambasadoren japoneze Setsuko Kawahara

Takim i ministrit Sedat Sulejmani me ambasadoren japoneze Setsuko Kawahara

Në atmosferë miqësore dhe të përzemërt, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, sot realizoi takim me ambasadoren japoneze Setsuko Kavahara. Bashkëbiseduesit u ndalën te bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm ndërmjet dy shteteve, i cili u kurorëzua me shënimin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale në vitin 2024.

 

Ambasadorja Kavahara u ndal te aktivitetet e shumta që u realizuan në vendin tonë gjatë periudhës së kaluar dhe të cilat afirmuan pasurinë e kulturës japoneze para publikut maqedonas, ndërsa me vëmendje të veçantë u theksua edhe prezantimi mbresëlënës i artistëve dhe ansambleve nga vendi ynë në “Expo Osaka 2025”.

 

Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në fushën e kulturës është rregulluar me Memorandumin për Bashkëpunim, të nënshkruar në vitin 2024, i cili, sipas bashkëbiseduesve, paraqet bazë të mirë për avancimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore ndërmjet dy shteteve.

Ministri Sulejmani i shprehu mirënjohje ambasadores Kavahara për donacionet japoneze, me të cilat gjatë viteve të kaluara u realizuan disa investime në punën e institucioneve nacionale – Operës dhe Baletit, Filharmonisë etj.

 

Sulejmani dhe Kavahara i shkëmbyen mendimet e tyre edhe për potencialet turistike të vendit tonë, me theks te projektet që tashmë po realizohen me Agjencinë Shtetërore Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor, ndërsa u ndalën edhe te projekti “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, në kuadër të të cilit artistë dhe ansamble nga e gjithë bota do të kenë mundësi të prezantohen në vendin tonë.

 

 

Accessibility Menu