Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi takim me kryetaren e SKRM-së, Vera Atanasovska

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi takim me kryetaren e SKRM-së, Vera Atanasovska

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi takim me kryetaren e SKRM-së, Vera Atanasovska, ku u shpreh vullnet i përbashkët për dialog të hapur dhe konstruktiv për të gjitha çështjet e rëndësishme për të punësuarit në kulturë.

 

Në takim u shqyrtuan sfidat aktuale dhe u dakordua formimi i dy grupeve të punës për Marrëveshjen Kolektive dhe për Ligjin e Kulturës, në të cilat do të përfshihen përfaqësues të SKRM-së dhe Ministrisë.

 

Takimi përbën hap të rëndësishëm drejt vendosjes së dialogut të rregullt dhe konstruktiv, si dhe drejt krijimit të përbashkët të zgjidhjeve në interes të punonjësve të kulturës dhe avancimit të kulturës.

Accessibility Menu