Ministri Llutkov takohet me përfaqësuesit diplomatikë të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Austrisë

Ministri Llutkov takohet me përfaqësuesit diplomatikë të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Austrisë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov u takua sot me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, Atasheun Kulturor Kevin Maas dhe Konsullen e Republikës së Austrisë, Barbara Gruber.

 

Në takimin, i cili u zhvillua në atmosferë të këndshme dhe konstruktive, u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në fushën e kulturës, gjatë të cilit bashkëbiseduesit iu referuan konkretisht ngjarjes së ardhshme Shkupi - Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028. Ministri Llutkov informoi për aktivitetet e kryera nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit drejt realizimit të këtij eventi, i cili është me rëndësi të veçantë për qytetin e Shkupit dhe vendin tonë.

 

Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në krijimin e programit për ngjarjen e ardhshme, e cila duhet të paraqesë pasurinë e kulturës dhe traditës maqedonase, si dhe potencialin e përgjithshëm që kemi si qytet dhe si vend.

 

Bashkëbiseduesit folën edhe për bashkëpunimin në kuadër të rrjetit ndërkombëtar "Traduki" i cili ekziston prej 18 vitesh. Vendi ynë është anëtar i këtij rrjeti disa vite, në kuadër të të cilit janë mbështetur një numër i madh i veprave nga autorë maqedonas. Ambasadori në emër të tij dhe anëtarët e tjerë të rrjetit i bënë ftesë Ministrit Llutkov për të marrë pjesë në takimin e radhës të Traduki-t, i cili do të mbahet në nëntor të këtij viti në Bazel të Zvicrës. U mirëprit edhe ideja që një nga takimet e radhës të zhvillohet në vendin tonë.

 

Ministri Llutkov dhe Ambasadorja Dreksler gjithashtu mirëpritën bashkëpunimin e institucioneve tona me Institutin Arkeologjik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, i cili duhet të konfirmohet me nënshkrimin e dy marrëveshjeve dypalëshe në gusht të këtij viti. 

 

Accessibility Menu