Takim i ministrit Llutkov me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Xhiang Sjaojan

Takim i ministrit Llutkov me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Xhiang Sjaojan

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Xhiang Sjaojan.

 

Në takim u përshëndet bashkëpunimi tradicional në fushën e kulturës, si dhe angazhimet për vazhdimin e mëtejshëm të tij.

 

Në këtë kontekst, ambasadorja shprehu interes që artistë nga Republika Popullore e Kinës të marrin pjesë në manifestime dhe festivale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe të kontribuojnë në programin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”.

 

Ajo informoi për aktivitetet kulturore të planifikuara në muajin shtator të këtij viti, ndër të cilat edhe Shfaqja e Filmave Kinezë, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit theksuan potencialin për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e kinematografisë ndërmjet dy vendeve.

 

Ministri Llutkov informoi për kompetencat e zgjeruara të Ministrisë në fushën e turizmit dhe theksoi se kjo krijon mundësi të reja për zhvillimin e veprimtarisë turistike dhe për promovimin e vendit si destinacion turistik.

Accessibility Menu