Ministri i Kulturës dhe Turizmit sot qëndroi në Razllovcë, ku së bashku me ekipin profesional nga Qendra Nacionale për Konservim realizoi inspektim të aktiviteteve për mbrojtjen e menjëhershme të Shtëpisë-Përkujtimore të Kryengritjes së Razllovcës, një nga simbolet më të rëndësishme të rezistencës së popullit maqedonas për liri.
„Sot jam në Razllovcë, ku së bashku me ekipin profesional nga Qendra Nacionale e Konservimit kryem inspektim të punimeve konservuese–restauruese për mbrojtjen e menjëhershme të njërit prej simboleve më të rëndësishme të rezistencës së popullit maqedonas për liri, Shtëpisë-Përkujtimore të Kryengritjes së Razllovcës. Këtë vit, më 20 prill, shënojmë 150-vjetorin e Kryengritjes së Razllovcës, jubile që na obligon me përkushtim edhe më të madh ta ruajmë dhe ta paraqesim me dinjitet trashëgiminë tonë kulturore dhe historike“, tha Llutkov.
Në kuadër të rinovimit të plotë të Shtëpisë-Përkujtimore, e cila për vite të tëra ishte e lënë në mëshirë të kohës, është kryer rishikimi i Projektit Bazë ekzistues për konservim dhe restaurim, shpallja e saj si trashëgimi kulturore, si dhe mbrojtja e menjëhershme që është në fazën përfundimtare. Paralelisht, po punohet edhe në vendosjen e një ekspozite të re muzeale, e cila në mënyrë autentike dhe edukative do ta rrëfejë historinë e kryengritjes, të guximit, sakrificës dhe rëndësisë së rezistencës maqedonase. Vlera e përgjithshme e projektit arrin rreth 21 milionë denarë.
Zbatues i punimeve është “Izgradba Komerc”, ndërsa Ministria e Kulturës dhe Turizmit po e ndjek me kujdes procesin me qëllim që të sigurohet realizim cilësor dhe i përkohshëm.
Qëllimi i projektit është që kjo hapësirë të bëhet sërish një dëshmi e gjallë e historisë dhe një vend që do t’i inspirojë gjeneratat e ardhshme.