Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, u takua me ambasadoren e Republikës Sllovake, Iveta Hricova. Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë për avancimin e tij të mëtejshëm.
Ministri Sulejmani i shprehu mirënjohje ambasadores Hricova për mbështetjen e Sllovakisë në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit kulturor dhe mundësive për prezantim më të gjerë të autorëve, artistëve dhe institucioneve maqedonase dhe sllovake, si dhe krijimit të partneriteteve dhe projekteve të reja të përbashkëta. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e Marrëveshjes së re për Bashkëpunim ndërmjet dy ministrive, e cila është në fazën e harmonizimit dhe pritet të nënshkruhet së shpejti.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për avancimin e bashkëpunimit në turizëm, duke pasur parasysh trashëgiminë e pasur kulturore, bukuritë natyrore dhe potencialet turistike të të dyja vendeve. Ata vlerësuan se marrëdhëniet e deritanishme përbëjnë një bazë të shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.