Teatri i Tetovës – më shumë hapësirë për krijimtari, cilësi dhe prezencë në skenën teatrore

Teatri i Tetovës – më shumë hapësirë për krijimtari, cilësi dhe prezencë në skenën teatrore
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, realizoi takim me drejtorin e Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi – Sopi, ku diskutuan për punën aktuale të institucionit, programin artistik dhe sfidat me të cilat përballet teatri.
 
Teatri i Tetovës ndër vite është afirmuar si një institucion i rëndësishëm teatror në vend, me produksione të suksesshme dhe prezencë të vazhdueshme në festivale dhe skena brenda dhe jashtë vendit.
 
Në takim, vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për punën e artistëve dhe realizimin e produksioneve teatrore. U diskutua gjithashtu për fuqizimin e repertorit, mbështetjen e krijimtarisë së re dhe avancimin e bashkëpunimit me teatro dhe festivale në vend dhe në rajon.
 
Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve ku teatrot do të jenë hapësira për ide të reja, zhvillimin e artistëve dhe ndërtimin e një raporti të qëndrueshëm me publikun. Mbështetja për institucionet kulturore dhe zhvillimin e tyre do të vazhdojë përmes politikave konkrete, partneritetit dhe rezultateve.

Accessibility Menu