Sot në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit u bë dorëzimi i detyrës së ministrit, me ç’rast Sedat Sulejmani zyrtarisht e mori detyrën e ministrit të Kulturës dhe të Turizmit.
Gjatë dorëzimit të detyrës, ministri Sulejmani i shprehu mirënjohje ministrit të deritanishëm, Zoran Llutkov, për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë periudhës së kaluar.
Me marrjen e detyrës fillon periudhë e re pune, e orientuar drejt zhvillimit të kulturës dhe turizmit, forcimit të institucioneve kulturore, mbështetjes së krijimtarisë, artistëve dhe autorëve të rinj, si dhe zbatimit të politikave në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të shtetit.