REZULTATET E KONKURSEVE VJETORE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE ME INTERES KOMBËTAR SIPAS FUSHAVE DHE AKTIVITETEVE TË KULTURËS PËR VITIN 2026

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Bazuar në nenin 62 të Ligjit për Kulturë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 265/24 dhe 132/25), Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot, të dielën (1.2.2026), në faqen e saj zyrtare (www.kultura.gov.mk) i publikoi rezultatet e Konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar sipas fushave dhe aktiviteteve të kulturës për vitin 2026.

Konkurset vjetore për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2026 u zhvilluan nga 30 shtatori 2025 deri më 31 tetor 2025. Aplikimi për konkurset vjetore u realizua në mënyrë elektronike përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime.

Në sistem janë regjistruar 2.618 aplikime të dorëzuara nga: persona juridikë dhe fizikë, njësi të vetëqeverisjes lokale, shoqata, unione, asociacione, shoqëri tregtare, tregtarë individualë dhe subjekte të tjera juridike të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me ligjin.

Kriteret dhe standardet mbi bazën e të cilave u bë vlerësimi i projekteve sipas fushave ishin të përfshira në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2026. Vlerësimi i projekteve u krye nga komisione profesionale bazuar në përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të përmbajtura në konkurset sipas fushave dhe aktiviteteve të kulturës.

Në fokusin e punës së komisioneve ishin:

  • cilësia e përmbajtjes së projektit (kreativitet, origjinalitet/autenticitet, ndikimi i pritur, burimet njerëzore dhe arsyetimi financiar),
  • burimet njerëzore (arritje artistike/profesionale, përvoja në fushë, mirënjohje, çmime, kritika pozitive për arritjet e mëparshme) dhe
  • arsyetimi financiar (projekti real për shpenzimet e përgjithshme të nevojshme për realizimin e projektit, si dhe raporti real ndërmjet shumës së mjeteve financiare për honorarët autoriale dhe shumës së mjeteve për shpenzimet e tjera të realizimit të projektit).

Rezultatet e publikuara nga konkurset përmbajnë informacione për: bartësin e projektit, titullin e projektit dhe mjetet e miratuara për realizimin e projektit. Përveç rezultateve të publikuara në faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, aplikuesit do të njoftohen edhe në mënyrë elektronike në profilin e tyre në Portalin kombëtar për e-shërbime.

Subjektet projektet e të cilëve janë përzgjedhur në konkurset vjetore, pas marrjes së vendimeve, do të lidhin kontratë për financimin e projektit me interes kombëtar në kulturë me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit në përputhje me Ligjin për Kulturë.

Në përputhje me nenin 67 të Ligjit për Kulturë, kundër vendimit mund të paraqitet ankesë në Komisionin shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative, procedurë nga marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dytë brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të vendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin.

Sipas Ligjit për Kulturë, projektet e përzgjedhura në konkurset vjetore për vitin 2026 duhet të realizohen në përputhje me afatin e përcaktuar për realizim të shënuar në kontratë.

PROJEKTET E MBËSHTETURA NË KONKURSET ME INTERES KOMBËTAR PËR VITIN 2026

VEPRIMTARI DRAMATIKE

VEPRIMTARI MUZIKORE DHE MUZIKORE-SKENIKE

FOLKLOR

ARTE VIZUALE, ARKITEKTURË DHE DIZAJN

LETËRSI DHE VEPRIMTARI BOTUESE

VEPRIMTARI NDËRKOMBËTARE

MANIFESTIME DHE FESTIVALE

MBROJTJA E TRASHËGIMISË KULTURORE

VEPRIMTARI BIBLIOTEKARE

VEPRIMTARI MUZEORE DHE MBROJTJA E TRASHËGIMISË KULTURORE JOMATERIALE

TRASHËGIMI KULTURORE E PALUAJTSHME DHE MBROJTJA E TË MIRAVE AUDIOVIZUALE

ANËTARËT E KOMISIONEVE PROFESIONALE

Accessibility Menu