Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi takimin e parë me përfaqësuesit e sindikatave të SKRM-së dhe SASHK-ut. Takimi u zhvillua në atmosferë pozitive, ndërsa në fokus të bisedimeve ishin Ligji për Kulturën dhe Kontrata Kolektive.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Financave, si dhe përfaqësuesi i Qeverisë, prof. dr. Lazar Jovevski, ekspert i së drejtës së punës.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me sindikatat, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës në kulturë dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta në interes të punonjësve dhe institucioneve.