Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbështet ruajtjen e mundjes si vlerë e trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbështet ruajtjen e mundjes si vlerë e trashëgimisë kulturore
Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbështet ruajtjen e mundjes si vlerë e trashëgimisë kulturore
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, priti në takim kryetarin e Federatës së Mundjes së Pëlivanëve, Hamid Bakia, me rastin e shënimit të 186-vjetorit të Etno-Festivalit të Mundjes.
 
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, kryetari i Federatës së Mundjes së Pelivanëve i dorëzoi ministrit Sulejmani plaketë mirënjohjeje.
 
Gjatë takimit u theksua rëndësia e mundjes si traditë e veçantë sportive dhe etno-kulturore, e cila ndër breza ka ruajtur vlerat, zakonet dhe identitetin kulturor të komunitetit.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit, përmes politikave për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë ruajtjen e kësaj tradite. Mbështetja synon dokumentimin dhe promovimin e vlerave të saj, si dhe shqyrtimin e mundësive për përfshirjen e kësaj tradite në listat përkatëse të UNESCO-s.

Accessibility Menu