Filmi artistik maqedonas “DJ Ahmet” sonte premierë në Bruksel

Filmi artistik maqedonas “DJ Ahmet” sonte premierë në Bruksel

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sonte në Cinema Galeries në Bruksel do të marrë pjesë në premierën e filmit artistik maqedonas “DJ Ahmet”, të regjisorit Georgi M. Unkovski, përpara publikut evropian. Prania e ministrit Llutkov është një dëshmi e qartë për përkushtimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në mbështetjen e kinematografisë maqedonase dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

 

Filmi është një koproduksion i realizuar me mbështetje nga: Agjencia e Filmit e Maqedonisë, Qendra e Filmit e Serbisë, Qendra Audiovizuale e Kroacisë, Fondi Audiovizual i Çekisë dhe “Eurimages”.

 

Pas shfaqjes do të mbahet një panel-diskutim mbi rolin dhe rëndësinë e koproduksioneve ndërkombëtare në thellimin e bashkëpunimit evropian në industrinë e filmit.

 

Ngjarja organizohet nga Shoqata Evropiane e Drejtorëve të Agjencive të Filmit (EFAD), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe Agjencinë e Filmit të Maqedonisë.

 

Sonte, premiera e filmit artistik maqedonas “DJ Ahmet” shënon fillimin e prezantimit të kulturës maqedonase në Bruksel, Belgjikë.

 

Accessibility Menu