Sot, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, me ftesë të kryetares së sapoemëruar të Këshillit për Gjuhën Maqedonase, prof. dr. Veselinka Labroska, mori pjesë në mbledhjen e 19-të të Këshillit.
Në mbledhjen e punës u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e gjuhës maqedonase, me ç’rast u paraqitën dhe u diskutuan masa dhe aktivitete konkrete që do të jenë pjesë edhe e Strategjisë së re Kombëtare për Gjuhën Maqedonase. Në funksion të forcimit të mbështetjes institucionale dhe avancimit të përdorimit të gjuhës maqedonase, anëtarët e Këshillit u ndalën edhe te Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2026–2030.
Ministri Llutkov e uroi prof. dr. Veselinka Labroskën për marrjen e detyrës si kryetare e Këshillit për Gjuhën Maqedonase dhe i uroi punë të suksesshme, duke shprehur bindjen se Këshilli edhe në të ardhmen do të japë kontribut të rëndësishëm në hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen dhe afirmimin e gjuhës maqedonase.