Epokë e re për Sallën Universale – nis rikonstruksioni i objektit kult të Shkupit

Epokë e re për Sallën Universale – nis rikonstruksioni i objektit kult të Shkupit

Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizuan një inspektim të aktiviteteve për rikonstruksionin dhe modernizimin e njërit prej simboleve më të rëndësishme kulturore të qytetit të Shkupit – Sallës Universale. Me pamjen e saj të re, qyteti do të fitojë një institucion kulturor bashkëkohor, funksional dhe përfaqësues, i destinuar për organizimin e koncerteve të nivelit të lartë, shfaqjeve teatrore, festivaleve dhe ngjarjeve të mëdha kulturore.

 

Ministri Llutkov informoi se procedura për përzgjedhjen e realizuesit është përfunduar me sukses, duke krijuar kështu të gjitha kushtet për fillimin e punimeve ndërtimore.

 

“Projekti do të realizohet sipas parimit ‘çelës në dorë’, ndërsa përfundimi i rikonstruksionit është planifikuar deri në dhjetor të vitit 2027. Ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe në kontekst të përgatitjeve të Shkupit për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2028.

 

Me pamjen e re të Sallës Universale, qyteti do të fitojë një institucion kulturor modern, funksional dhe përfaqësues – një hapësirë për koncerte të nivelit të lartë, shfaqje teatrore, festivale dhe ngjarje të mëdha kulturore. Kjo është një investim në të ardhmen e kulturës maqedonase, në artistët tanë, në publikun tonë dhe në gjeneratat që vijnë”, deklaroi Llutkov.

Accessibility Menu