Me ftesë të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, u mbajt takim pune me drejtorin e Agjencisë së Filmit, mr. Sashko Micevski, ku i pranishëm ishte edhe anëtari i Këshillit Drejtues të Agjencisë, Mensur Aliti.
Në takim u diskutua për sukseset ndërkombëtare të filmit maqedonas gjatë këtij viti, zhvillimin e kinematografisë vendase dhe aktivitetet e ardhshme të Agjencisë së Filmit.
Theks i veçantë iu kushtua pranisë së filmave, autorëve dhe producentëve maqedonas në festivale prestigjioze ndërkombëtare dhe tregje të filmit, si dhe mundësive për bashkëprodhime të reja dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ministri Sulejmani theksoi përcaktimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për mbështetje të vazhdueshme institucionale të veprimtarisë filmike dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e një kinematografie maqedonase cilësore, konkurruese dhe të njohur ndërkombëtarisht.