Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz.
Në bisedë të hapur dhe konstruktive u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe përcaktimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të tyre, me fokus të veçantë te kultura dhe turizmi si fusha të rëndësishme për lidhje, promovim dhe krijimin e partneriteteve afatgjata.
Në pjesën e kulturës, bashkëbiseduesit diskutuan për avancimin e shkëmbimit dhe prezantimit të artistëve, autorëve dhe institucioneve kulturore nga Maqedonia e Veriut dhe Spanja, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.
U riafirmua edhe ideja për hapjen e Institutit “Servantes” në Maqedoninë e Veriut, që do të përbënte një hap të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve.
Biseda përfshiu edhe mundësi konkrete për avancimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, përmes shkëmbimit të përvojave, promovimit të destinacioneve turistike dhe nxitjes së një shkëmbimi më të madh turistik. Me këtë rast, u theksua edhe rëndësia e prezantimit të Maqedonisë së Veriut në Panairin e Turizmit në Spanjë, në janar të vitit 2027.
Ambasadori Ortiz e informoi ministrin Sulejmani edhe për aktivitetet e ardhshme të Ambasadës së Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë.