Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi takim pune me Drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, Granit Osmani.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e aktiviteteve që kontribuojnë në promovimin e diversitetit gjuhësor dhe kulturor, si dhe në afirmimin e vlerave që i bashkojnë të gjithë qytetarët e shoqërisë sonë.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve në funksion të avancimit të politikave kulturore, respektimit të të drejtave gjuhësore dhe krijimit të mjedisi gjithëpërfshirës, ku kultivohet dhe respektohet diversiteti kulturor dhe gjuhësor.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të forta me të gjitha institucionet kompetente, me qëllim realizimin e nismave të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve dhe që kontribuojnë në zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe multikulturore.