Ministri i Kulturës dhe Turizmit pati nderin të mirëpresë në takim Sh.T, Ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Jaroslav Ludva.
Gjatë takimit u zhvillua bisedë konstruktive mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke në fushën e kulturës dhe turizmit.
Në fokus të bisedimeve ishin forcimi i bashkëpunimit institucional, realizimi i projekteve të përbashkëta, shkëmbimi i përvojave dhe promovimi i vlerave kulturore, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe gatishmërinë e Republikës Çeke për vazhdimin e këtij bashkëpunimi të suksesshëm, duke theksuar se Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e kulturës dhe turizmit, si dhe në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve, në dobi të qytetarëve të tyre.