Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi sot takim me shefen e Zyrës në Shkup dhe Ambasadore me mision special ‘’Ambassador at Large’’ të Ambasadës së Republikës së Lituanisë, Vilma Dambrauskas

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi sot takim me shefen e Zyrës në Shkup dhe Ambasadore me mision special ‘’Ambassador at Large’’ të Ambasadës së Republikës së Lituanisë, Vilma Dambrauskas

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, zhvilloi sot takim me shefen e Zyrës në Shkup dhe Ambasadore me mision special ‘’Ambassador at Large’’ të Ambasadës së Republikës së Lituanisë, Vilma Dambrauskas, gjatë të cilit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në fushën e kulturës dhe të integrimeve evropiane.

 

Ambasadorja Dambrauskas riafirmoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të saj për të ndarë përvojat dhe praktikat më të mira nga proceset e integrimit evropian.

 

Gjatë takimit u vlerësua se hapja e përfaqësisë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Vilnius, në prag të marrjes së presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Republika e Lituanisë, duke filluar nga janari i vitit 2027, do të përbëjë shtysë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

 

Ministri Sulejmani theksoi se nënshkrimi i një Programi të ri të Bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet dy shteteve do të krijojë mundësi të reja për avancimin e shkëmbimit kulturor, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe promovimin e vlerave kulturore të të dy vendeve.

 

Në bisedime iu kushtua vëmendje edhe përgatitjeve për manifestimin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, me ç’rast pala lituaneze shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetje profesionale dhe për të ndarë përvojat nga realizimi i suksesshëm i projektit “Kaunas – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2022”.

 

Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit konfirmuan përcaktimin e përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit, si segment i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Lituanisë.

 

Accessibility Menu