Ministri Llutkov e hapi ekspozitën “Tapete” në MАB – Shkup

Ministri Llutkov e hapi ekspozitën “Tapete” në MАB – Shkup

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, dje e hapi ekspozitën “Tapete” në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup, një projekt unik që vendos dialog krijues ndërmjet artit bashkëkohor të Maqedonisë dhe Austrisë.

 

Ekspozita paraqet një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar dhe lidhjes përmes artit, duke bashkuar vepra nga koleksionet e Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup dhe EVN Austria. Projekti, i krijuar fillimisht në Austri, me prezantimin e tij në Shkup fiton kontekst të ri dhe vlerë shtesë në një nga hapësirat më të rëndësishme të artit bashkëkohor në vend.

 

Në hapje morën pjesë ambasadori i Republikës së Austrisë në vend, Martin Pamer, drejtori i MSU – Shkup, Avni Qaili, Wolfgang Mayer dhe përfaqësues të EVN Maqedonia, si dhe artistë të shumtë, punonjës kulturorë dhe adhurues të artit bashkëkohor.

 

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e përshëndet realizimin e projekteve të tilla që nxisin dialogun ndërkulturor, forcojnë bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar dhe hapin mundësi të reja për shkëmbim të ideve, përvojave dhe praktikave artistike. Kultura mbetet një nga urat më të fuqishme për lidhjen ndërmjet popujve dhe për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme të bazuara në vlera të përbashkëta.

 

Accessibility Menu