Me rastin e 5 Majit – Ditës së gjuhës maqedonase, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, u dërgoi një urim qytetarëve, duke theksuar vlerën e paçmueshme të gjuhës maqedonase si themel i identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore.
Në mesazhin e tij, ministri theksoi se gjuha maqedonase është një shprehje e gjallë e ekzistencës, historisë dhe shpirtërores sonë, e cila përcillet ndër breza dhe pasqyron forcën dhe qëndrueshmërinë e popullit.
Ai rikujtoi se në këtë ditë, në vitin 1945, u kodifikua gjuha letrare moderne maqedonase, duke u vendosur kështu themelet për zhvillimin dhe afirmimin e saj.
Ministri bëri thirrje për kujdes të përbashkët, kultivim dhe avancim të gjuhës maqedonase, si një vlerë e përhershme dhe identitet dallues në botë.
Gëzuar Ditën e gjuhës maqedonase!