Llutkov nga Brukseli: Kultura maqedonase jehon fuqishëm në zemrën e Evropës

Llutkov nga Brukseli: Kultura maqedonase jehon fuqishëm në zemrën e Evropës

“Zoran Llutkov tha se kultura maqedonase është një thesar i gjallë i shpirtit. Ajo është dritë në afreske, jehonë në gur dhe dridhje në këngën popullore.

 

Në të janë të shkruara gëzimi dhe dhimbja, dëshira dhe krenaria, qëndrueshmëria dhe besimi i shumë brezave që kanë krijuar, ruajtur dhe lënë gjurmë të përhershme”, u shpreh ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov mbrëmë në fjalimin e tij para koncertit të Orkestrës Kombëtare të Xhazit në Bruksel, në kuadër të manifestimit “Ditët e kulturës maqedonase” në Belgjikë.

 

Zoran Llutkov theksoi se kjo ngjarje e rëndësishme kulturore është dëshmi se kultura është gjuha më e fuqishme për lidhje, respekt dhe bashkëpunim ndërmjet popujve.

 

“Sonte, muzika e merr fjalën. Këtu, në ‘Bozar’, Orkestra Kombëtare e Xhazit sjell një tingull që buron nga tradita dhe shndërrohet në një formë bashkëkohore dhe të lirë. Kjo është dëshmi e gjallë se kultura maqedonase jo vetëm që vazhdon të ekzistojë, por edhe zhvillohet, krijon dhe komunikon me botën”, theksoi ai.

 

Ai u ndal edhe te programi i pasur i “Ditëve të kulturës maqedonase”, i cili përfshiu disa ngjarje si: shfaqjen e baletit “Liqeni i mjellmave” nga Opera dhe Baleti Kombëtar në Antverpen, projekcionin e filmit “Shëruesi” në Bruksel, si dhe ekspozitën e ardhshme të ikonave terrakote nga “Viniçko Kale” në Parlamentin Evropian.

 

Ministri theksoi se mbështetja e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për këto ngjarje është shprehje e një përcaktimi strategjik për promovimin e kulturës maqedonase jashtë vendit, si dhe për forcimin e diplomacisë kulturore.

 

Në fjalimin e tij, Zoran Llutkov u ndal edhe te rëndësia e gjuhës maqedonase, duke pasur parasysh se dje në vend u shënua Dita e gjuhës maqedonase.

 

“Gjuha maqedonase nuk matet me numrin e folësve, por me thellësinë e dashurisë që mban brenda vetes. Ajo është gjuhë e qëndrueshmërisë, e kujtesës kulturore dhe e identitetit. Detyra jonë është ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim si pasurinë më të madhe shpirtërore”, tha Zoran Llutkov.

 

Accessibility Menu