Zoran Llutkov: „Mbrëmjet Operistike të Majit janë mesazh kulturor se Maqedonia krijon art me cilësi evropiane“

Zoran Llutkov: „Mbrëmjet Operistike të Majit janë mesazh kulturor se Maqedonia krijon art me cilësi evropiane“

Në prag të edicionit të sivjetshëm të Mbrëmjet Operistike të Majit, sot në Opera dhe Baleti Kombëtar u mbajt konferencë për shtyp në të cilën u prezantuan programi dhe koncepti i festivalit.

 

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, në konferencën për shtyp theksoi se Mbrëmjet Operistike të Majit përfaqësojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në shtet dhe simbol të vazhdimësisë, cilësisë dhe ambicies artistike.

 

„Mbrëmjet Operistike të Majit nuk janë vetëm edhe një ngjarje kulturore në kalendar. Ato janë një mesazh kulturor se ky vend ka kapacitet, talent dhe vizion për të krijuar ngjarje që janë të barabarta me ato evropiane“, theksoi ministri.

 

Ai nënvizoi se Ministria e Kulturës dhe Turizmit e sheh këtë manifestim si investim strategjik në identitetin kulturor, dukshmërinë ndërkombëtare dhe zhvillimin artistik të shtetit.

 

„Qëllimi ynë është i qartë: kur qytetarët të hyjnë në sallë, të mos marrin vetëm një shfaqje, por një përvojë. Të ndiejnë se janë pjesë e diçka me vlerë, diçka që e përfaqëson Maqedoninë me dinjitet dhe krenari“, tha ai.

 

Në fjalimin e tij, ministri potencoi se programi i sivjetshëm, me vepra nga Giuseppe Verdi dhe Giacomo Puccini dhe me pjesëmarrjen e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, paraqet një ndërthurje të traditës dhe qasjeve bashkëkohore të produksionit.

 

„Ky është vizioni që ne mbështesim – kulturë që nuk mbyllet brenda kornizave, por komunikon, garon dhe dëshmohet në nivelin më të lartë. Prania e artistëve të shquar nga skena ndërkombëtare, së bashku me ansamblin tonë të jashtëzakonshëm, krijon një produksion që nuk është vetëm kombëtar, por evropian për nga cilësia“, shtoi ministri.

 

Këtë vit, në kuadër të Mbrëmjet Operistike të Majit, publiku do të ketë mundësi të ndjekë koncerte, shfaqje teatrore dhe ngjarje xhazi, si dhe paraqitje të solistëve dhe ansambleve të njohura nga skena ndërkombëtare.

 

Accessibility Menu