Bashkëpunimi kulturor në fokusin e takimit Llutkov–Selakoviq në Krushevë

Bashkëpunimi kulturor në fokusin e takimit Llutkov–Selakoviq në Krushevë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot në Krushevë realizoi takim me homologun e tij serb, Nikolla Selakoviq. Në takim u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve, me theks te miqësia, tradita dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm kulturor. Dy ministrat nënshkruan edhe “Program për bashkëpunim në kulturë 2026–2030”, i cili u vlerësua si kornizë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

 

Në fokusin e bisedimeve ishte roli dhe puna e suksesshme e Qendrës Kulturore të Maqedonisë në Beograd, ku në prag të shënimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, këtë vit është paralajmëruar realizimi i disa projekteve kulturore, ndër të cilat “Forumi për diplomaci kulturore”, ekspozita dhe program muzikor i frymëzuar nga tradita popullore.

 

Në takim u shqyrtua edhe mbështetja e vazhdueshme për komunitetin maqedonas në Serbi dhe komunitetin serb në Maqedoni, si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të Forumit të Kulturave Sllave, me projektin “100 romane sllave” dhe punëtorinë muzeore e cila është planifikuar të mbahet në shtator 2026 në Ohër.

 

Ministrat Llutkov dhe Selakoviq, qëndrimin në Krushevë e shfrytëzuan për vizitë në disa monumente kulturore-historike të qytetit.

Accessibility Menu