Në kuadër të prezantimit të Maqedonisë në panairin ndërkombëtar të turizmit FITUR 2026 në Madrid, ministri i kulturës dhe turizmit Zoran Llutkov realizoi takim me përfaqësues të Shoqatës kulturore spanjolle-maqedonase „Dielli“. Takimi iu kushtua avancimit të bashkëpunimit kulturor mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës, me theks në forcimin e shkëmbimit kulturor, promovimin e trashëgimisë kulturore maqedonase dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë mes dy popujve. U shkëmbyen përvoja dhe mundësi për realizimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta kulturore.
Shoqata kulturore spanjolle-maqedonase „Dielli“, e udhëhequr nga kryetarja Olivera Llazarevska- Sanchez, punon në mënyrë aktive për afirmimin e kulturës, traditës dhe identitetit maqedonas në Spanjë, duke përfaqësuar urë të rëndësishme të komunikimit kulturor mes dy vendeve. Në këtë drejtim, takimi hapi hapësirë për avancimin e bashkëpunimit përmes realizimit të ngjarjeve kulturore, prezantimeve dhe aktiviteteve që kontribuojnë për dukshmëri më të madhe të kulturës dhe trashëgimisë kulturore maqedonase.
Qëllimi i aktiviteteve të tilla është forcimi i lidhjeve kulturore mes Maqedonisë dhe Spanjës, nxitja e dialogut kulturor dhe krijimi i një baze të qëndrueshme për bashkëpunim afatgjatë, ku kultura njihet si motor kyç i lidhjes së ndërsjellë.