Kërçova – Qyteti i Kulturës për vitin 2026

Kërçova – Qyteti i Kulturës për vitin 2026

„Le të jetë viti 2026 dëshmi se Kërçova di, mundet dhe është e aftë të jetë shembull se si kultivohet dhe zhvillohet shpirti kulturor“, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit në konferencën e sotme për shtyp, me ç’rast nisi misioni kulturor i Kërçovës si Qytet i Kulturës për vitin 2026.

 

Sipas Llutkovit, kjo është një njohje për pjekurinë kulturore, këmbënguljen dhe energjinë krijuese që qyteti e ka ndërtuar për dekada, por njëkohësisht edhe detyrim për zhvillim më të fuqishëm në periudhën që pason. Ai shtoi se kultura në Kërçovë është vlerë e përditshme dhe frymë e gjallë e komunitetit, ku tradita dhe bashkëkohësia bashkohen në harmoni.

 

„Pikërisht për këtë arsye, këtë vit duhet ta shfrytëzojmë si mundësi për krijimin e partneriteteve të reja, për hapjen e institucioneve ndaj të rinjve dhe për krijimin e përmbajtjeve kulturore që do të lënë vlera të qëndrueshme. Ta shndërrojmë vitin 2026 në vit të afirmimit kulturor, vit në të cilin Kërçova do të njihet si qendër e kreativitetit, frymëzimit dhe mendimit bashkëkohor“, tha ministri Llutkov.

 

Për realizimin e aktiviteteve programore, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka siguruar katër milionë denarë, duke konfirmuar përcaktimin për mbështetje të një programi gjithëpërfshirës, cilësor dhe të larmishëm që do të theksojë potencialin kulturor të qytetit.

 

Kryetari i komunës, Aleksandar Jovanovski, e vlerësoi ngjarjen si moment historik për qytetin.

 

„Kultura nuk është shpenzim, është investim. Investim në të ardhmen e fëmijëve tanë, investim në bashkësi, investim në identitet“, theksoi Jovanovski, duke shtuar se titulli u takon të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe artistëve që krijojnë historinë kulturore të Kërçovës.

 

Accessibility Menu