Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë bëhet bibliotekë universitare

Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë bëhet bibliotekë universitare

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për zgjerimin e veprimtarisë së Institucionit Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë dhe shndërrimin e saj në Bibliotekën Universitare “Koço Racin” – Tetovë.

Vendimi përbën hap të rëndësishëm për Tetovën si qendër universitare dhe kontribut të çmuar në avancimin e arsimit të lartë, shkencës dhe shërbimeve të bibliotekës.

Si institucion nacional në fushën e kulturës, Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë ka rol të rëndësishëm në përmbushjen e nevojave kulturore, informative dhe arsimore të qytetarëve të Tetovës dhe të rajonit të Pollogut.

Me zgjerimin e veprimtarisë, biblioteka do t’u sigurojë studentëve, profesorëve dhe studiuesve qasje më të gjerë në fondet dhe shërbimet e saj.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vazhdon të punojë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e veprimtarisë së bibliotekës, duke njohur rëndësinë e bibliotekave si qendra të dijes, arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit kulturor.

Accessibility Menu