Fillojnë “Takimet e kinemasë” në Kinotekë me “Roman për Xhimin”

Fillojnë “Takimet e kinemasë” në Kinotekë me “Roman për Xhimin”

Instituti Francez në Shkup njofton edicionin e parë të “Takimeve të kinemasë” në Kinotekë. Një cikël i ri filmik i dedikuar krijimeve bashkëkohore franceze dhe klasikëve të mëdhenj të kinematografisë franceze.

 

Programi hapet me shfaqjen e filmit “Roman për Xhimin” (2024), me regji të Arno dhe Zhan-Mari Larje, me aktorët Karim Leklu, Leticia Dosh dhe Sara Zhirodo, më 19 shkurt 2026, në orën 20:00.

 

Premiera e filmit u mbajt në Festivalin e Filmit në Kanë 2024, ku u nominua për çmimet “Lumières de la presse étrangère” për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë, ndërsa Karim Leklu fitoi çmimin “César” për aktorin më të mirë në vitin 2025.

Accessibility Menu